Site icon Telegrafi

Protestë për vdekjen tragjike të dy fëmijëve në Kolovicë (Video)

Për vdekjen tragjike të fëmijëve nga Kolovica, Eranda Kumnova nga Iniciativa e Femrës Kosovare, ka paralajmëruar se do të fillojnë protestat nga qyteti i Gjakovës, për të vazhduar edhe në qytetet e tjera.

Por, derisa shumë organizata joqeveritare kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja – pas vdekjes së vajzës së vogël trevjeçare, e cila u zu nga rrënojat e një objekti të vjetër – kjo gjë nuk pritet të kërkohet nga Shpend Ahmetin.

Sipas Kumnovës, gropa të tilla ka në secilën Komunë dhe kjo e bënë të dalluar rastin e Prizrenit, pasi që objektet e vjetra mund të restaurohen. /Tribuna Channel/

Exit mobile version