Site icon Telegrafi

Protestë për ngjarjet e Kumanovës, do të kërkohet gjykim i drejtë

Kryetari i Shoqatës së të burgosurve politik në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani bën thirrje për protestë për gjykim të drejtë për personat e përfshirë te ngjarjet e Kumanovës. Protesta do të fillojë në orën 13:00 në sheshin “Skënderbeu”, dhe pas gjysmë ore do të vazhdojë para gjykatës në Shkup.

“E gjithë kjo është nën organizimin e familjeve të të burgosurve që morën dënime drakonike, disa prej tyre edhe të përjetshme, për më shumë raste, jo vetëm për ngjarjet e Kumanovës. Pas familjeve qëndron  Shoqata e të burgosurve politik shqiptarë në Maqedoni”, thotë Pollozhani për “A1on”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se në protestë do të dërgohet mesazh se duhet të gjykohet me drejtësi ndërsa gjykatësit duhet të marrin parasysh dëshmitë që në procedurat e deritashme janë refuzuar.

“Kërkesat kryesore janë që të merren parasysh deklaratat e dëshmitarëve, dhe jo vetëm të dëshmitarëve mbrojtës. Gjithashtu, duhet të merret parasysh fakti se Komiteti i Helsinkit në raportet e veta thekson se kemi gjyqësi të partizuar dhe të korruptuar. Kërkojmë të rigjykohet rasti dhe të gjykohet në mënyrë të drejtë”, shton Pollozhani.

Lexo po ashtu Katër vite nga ngjarjet e Kumanovës, ende mbetet enigma

Ndryshe, sot bëhen 4 vite nga ngjarjet e Kumanovës ku humbën jetën 10 persona të armatosur dhe 8 pjesëtarë të policisë./Telegraf/

Exit mobile version