Në kryeqytetin belg, Bruksel, u mbajtën protesta kundër politikave klimatike.
Në kuadër të protestave të organizuara nga organizatat civile dhe organizatat ambientaliste me temën “Mbroje ambientin”, dhjetëra mijëra persona u mblodhën përpara stacionit verior të trenave në Bruksel.
Protestuesit të cilët kritikojnë politikat e qeverisë për klimën, i bënë thirrje shtetit për uljen me 55 për qind të emetimit të gazrave serë deri në vitin 2030.
Protestuesit të cilët mbanin rroba shumëngjyrëshe dhe të cilët shfaqën edhe performanca të valles, mbanin pankarta me mbishkrime “Nuk ka një botë tjetër”, “Duam politika të drejta klimatike”, “Shpëtojeni botën”.
Disa rrugë përreth qendrës së qytetit u mbyllën për trafik. /Telegrafi/