Site icon Telegrafi

Protestë për lopët e ngujuara te Galeria e Arteve

“Sis’ lej këto sene”, ”Galeria e ahrit”, “Sis’ lej baglat”, “Vuajtja nuk është art”, ishin vetëm disa nga pankartat që protestuesit mbanin në duar, të cilët kundërshtonin mbylljen e lopëve para Galerisë së Arteve, si pjesë e instalacionit të artistit Sislej Xhafa.

Driton Gusia nga organizata “Të bashkuar për kafshët “, tha se është i çuditur me çmimin e këtij instalacioni të Sislej Xhafës. Sipas tij vuajtja e kafshëve tanimë aq është bërë normale saqë merret si art.

Elza Ramadani nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve u shpreh se kjo protestë simbolike synon që të vetëdijësojë artistët dhe shoqërinë se kafshët duhet të jetojnë natyrshëm.

Gjatë ditës së sotme, drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Arta Agani, ka thënë se lopët po mbahen në kushte të mira dhe se për këto janë konsultuar me ekspertë të veterinarisë. /KP/

 

Exit mobile version