Telegrafi

Protestë para Parlamentit të Shqipërisë

Drejtuesi i shoqatës Artan Shkëmbi tha se po rrezikohet në kulm pushteti vendor. Shkëmbi kërkoi që të mos votohet ligji për autonominë vendore dhe theksoi se qeveria po cenon pushtetin lokal.

Në protestë foli edhe Vangjush Dako, kryetari i bashkisë së Durrësit, i cili nënvizoi gjithashtu kundërshtimin ndaj ligjit të qeverisë për pushtetin vendor. Motoja e protestës së të enjtes është "Autonomia Vendore kusht për Evropën". /Telegrafi/