Një numër i madh i protestuesve maqedonas sot protestojnë para godinës së MPB-së, duke kërkuar që ministri i policisë Oliver Spasovski, ta siguron vendin ku do të ndërtohet Kryqi gjigant prej 59 metrave në Butel të Shkupit.
Në krye të protestave është prefekti Petre Llatinovski, i shoqëruar nga kryetari i Këshillit të Butelit, Bobi Bojçevski.
Protestuesit mbajnë pankarta “Kryqi do të vendoset dhe askush nuk guxon ta prek”, “E duam Kryqin”.
Protestuesit kanë paralajmëruar protesta më radikale deri në përmbushjen e kërkesave të tyre dhe përgënjeshtrojnë informacionin se kinse ka marrëveshje me partinë e Ahmetit. /Telegrafi/