11 persona janë mbytur këtë sezon turistik në Shqipëri dhe kjo situatë ka zgjuar reagimin publik.
Nisma “Thurje” ka thirrur një protestë këtë të premte para ministrisë së Turizmit për jetët e humbura që sipas tyre janë shkaktuar prej mungesës së vrojtuesve.
Mes 11 viktimave, janë dhe 4 fëmijë të mitur.
Nisma “Thurje” do të kërkojë kërkojmë heqjen e licensave për subjektet që nuk kanë roje detare ose largimin e ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro. /Euronews Albania/