Telegrafi

Protestë para Kuvendit të Maqedonisë nga punëtorët e ‘Shkritorja MZT’

Sot punëtoret e “Shkritorja MZT” nga Shkupi protestuan para ndërtesës së Kuvendit, duke kërkuar të drejtat dhe pagat tyre, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nuk po vlerësohen si duhet, duke pasur parasysh se punë ka, ndërsa rrogat po mungojnë. Njëri nga protestuesit theksoi se nuk u është paguar sigurimi shëndetësor, e disa të tjerë nuk kanë marrë rroga me muaj të tërë dhe nuk i japin me kartelë, duke pasur parasysh se është kompani, por u’a japin kesh.

Ata paralajmëruan se do të protestojnë deri në momentin e dhënies së rrogave nga ana e kompanisë. /Telegrafi/