Edhe sonte kishte protesta para Kuvendit kundër ndryshmit të emrit të shtetit. Protestuesit kërkonin dorëheqjen e Qeverisë. Ata i bënë thirrje Kryetarit të Shtetit, Gjorgje Ivanonv që të mos e nënshkruajë Ligjin për ratifikim të marrëveshjes për ermin mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Protestuesit përsëri shprehën qëndrimet e tyre dhe se marrëveshja është e dëmshme dhe në kundërshtim me Kushtetutë dhe interesat e Maqedonisë. Ata përsëritën se marrëveshja duhet hedhur dhe se në referendumi i paralajmëruar duhet të bojkotohet.
Protesta para Kuvendit të Maqedonisë është i paralajmëruar edhe nesër nga grupa e organizuar “Të rinjtë për Maqedoni”. përcjell Telegrafi Maqedoni.
Protestuesit konsiderojnë se marrëveshja është e dëmshme. Në Shkup këto ditë protestohet kundër marrëveshjes për ndryshimin e emrit të shtetit./Telegrafi/