Site icon Telegrafi

Protestë para ambasadës së Polonisë në Shkup (Foto)

Gratë polake kanë marrë mbështetje nga aktiviste maqedonase, të cilat dolën në një protestë para ambasadës së Polonisë në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Protesta e quajtur ”E diela e zezë”, u organizua për të mbështetur gratë e Polonisë, kundër ndalimit të plotë të abortit në këtë vend.

Demonstrueset kishin përgatitur disa parulla si ”Trupi im, zgjedhja ime, ”Jashtë mitrës sime”, ”Solidaritet”, të cilat i ngjitën në gardhin rrethues të ambasadës. Ata ishin veshur në të zeza.

Pjesë e kësaj proteste ishte edhe politkanja Radmilla Shenqerinska, ndërkaq protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në disa vende tjera të botës.

Përndryshe, nëse ky ligj hyn në fuqi në Poloni, atëherë të gjithë abortet do të quhen kriminale dhe gratë që do të abortojnë do të përballen me dënime me burg, deri më 5 vjetë./Telegrafi/

Exit mobile version