Qytetarët u mblodhën këtë pasdite për të protestuar para ambasadës bullgare në Shkup për qëndrimin e Akademisë së Shkencave të Bullgarisë se gjuha maqedonase nuk ekziston dhe është një dialekt i gjuhës bullgare.
Ata janë kundër marrëveshjes me Bullgarinë, dhe mohimit të gjuhës.
Një pjesë e sheshit “Teodosij Gologanov” është bllokuar./Telegrafi/