Telegrafi

Protestë nga ‘Revolucioni Laraman’ para PSP-së dhe Gjykatës penale

Revolucioni Laraman për sot njofton aktivitete të reja në Shkup. Para Gjykatës Themelore Shkupi-1 pasdite do të protestohet për lirimin e ‘majtistëve’ Zdravko Saveski dhe Vlladimir Kunovski, gjyqi i të cilit është shtyrë tri herë, dhe është planifikuar për sot, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në ora 18:00 si zakonisht do të protestohet para Zyrës së Prokurorisë Speciale. Zdravko Saveski dhe Vlladimir Kunovski tashmë 45 ditë janë në arrest shtëpiak. Ata janë akuzuar për demolimin e zyrës së presidentit Gjorge Ivanov.

Lirimi i protestuesve është një nga kërkesat e ‘Revolucionit Laraman’

Nga ana tjetër, 24 Vest bën të ditur se aktivisti Zhare Stevanoski nga Prilepi, është dënuar me 2400 euro. Ai akuzohet se ka shkaktuar aksident komunikacioni gjatë periudhës së protestave të Revolucionit në këtë qytet. /Telegrafi/