Aktivistja Valbona Reka për disa ditë e vetme proteston, duke bllokuar hyrjen e parkingut të sapondërtuar në rrugë “Resen” nr 8 në Çair, e cila është e vendosur përballë poliklinikës “Çair”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në bisedë me Media Civil, Reka ka pohuar se tre vjet më parë mblodhi nënshkrimet e banorëve të ndërtesave fqinje, të cilat ata kërkuan të mos ndërtojnë një ndërtesë të re banimi në park, në vendin gjoja e blerë nga ish-ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami (BDI). Por, pasi që ndërtimi përsëri filloi të ndërtohet, banuesit kërkuan që të plotësohen kërkesat e caktuara.
‘Të mashtruar jemi nga kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe investitorët, sepse kemi nënshkruar një marrëveshje për plotësimin e 21 kërkesave. Ne kemi kërkuar që të rregullohet pjesë e parkut të mbetur, të ngjyrosen me fasadë dy ndërtesat, të bëhet rrugë, garazhë, të instalohen ashensorë në ndërtesa…Pika 11 e kërkesave parashikon se për parkim për qiramarrësit e ndërtesave të ndërtuar rishtas të diskutohet në vend për të gjetur një zgjidhje. Por, e gjithë ndërtesa u rrethua, përderisa ndërtoheshte ndërtesa. Këto ditë, kur i larguam gardhet, pamë se ekziston një parkim nëntokësor për të cilën ne nuk kemi qenë të njoftuar. Me këtë vend-parking do të kemi probleme, ne banorët e ndërtesave të tjera, sepse nuk do të kemi hapësirë të mjaftueshme për veturat tona. Ku do t’i parkojmë veturat tona, pasi të uzurpohet e gjithë rrugë’ tha Reka. /Telegrafi/