Site icon Telegrafi

Protestë në Turqi për shkak të arrrestimit të gazetarëve

Dhjetëra persona kanë protestuar sot në Stamboll për shkak të arrestimit të dy gazetarëve dhe një akademiku me akuzën për “propagandë terroriste”.

Gjykata turke të hënën ka vendosur masën e arrestit me burg për përfaqësuesin e organizatës ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij” Erol Enderoglu, gazetarin Ahmet Nesin dhe akademik Sebnem Korur, sepse kanë marrë pjesë në fushatën solidarizuese për lirinë e shtypit të kurdëve.

Turqia rregullisht ka qenë në cak të kritikave ndërkombëtare për shkak të shkeljeve të lirive të mediave.

Exit mobile version