Site icon Telegrafi

Protestë në Tiranë për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj

Një protestë është duke u zhvilluar mesditën e kësaj të diele në mbështetje të ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj.

Ish-luftëtari Dritan Goxhaj u arrestua në Tiranë më 31 korrik, për llogari të Gjykatës së Hagës. Shoqata patriotike ‘Krahët e Shqiponjës”, kanë kërkuar lirimin e Goxhajt, duke u shprehur se arrestimi i tij është i padrejtë, duke kërkuar lirimin e tij dhe mos ekstradimin.

Një prej protestuesve tha se Goxhaj nuk duhet të ekstradohet jashtë vendit pasi ai nuk ka bërë asnjë lloj krimi, përkundrazi ka mbrojtur të drejtat e shqiptarëve gjatë asaj kohe.

“Për të gjithë ata që kanë në dorë për Dritanin mos ta ekstradojnë, ky është një persekutim i hapur për të gjithë shqiptarët që luftuan kundër armiqve. Të ketë meritë për Dritan Goxhaj, duhet të mbrohen të drejtat e kombit shqiptar, ato që na i kanë dhunuar në emër të demokracisë. Drejtësia është e barabartë për të gjithë. Nuk ka bërë asnjë lloj krimi por vullnetarisht ka marrë pjesë në mbrojtje të të drejtave”, tha një prej protestuesve.

“Shkoni në serbi dhe kapni kriminelët serbë që kanë vrarë. Duam liri për Dritan Goxhaj”, është shprehur një tjetër qytetarët në këtë protestë.

Lexo po ashtu Gjykata e Tiranës lë 40 ditë në burg Dritan Goxhajn, zbardhet deklarata e ish-ushtarit të UÇK-së

“Goxhaj do të mbahet në Shqipëri, në pritje të një vendimi nga autoritetet shqiptare për transferimin e z. Goxhaj në ambientet e paraburgimit të DhSK në Hagë”, u bë e ditur nga Dhomat e Specializuara të Hagës disa ditë më parë.

Dritan Goxhaj i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit. Goxhaj ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.

Kujtojmë se Goxhaj është djali i ish-zv.shefit të Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj. Ai iu bashkua vullnetarisht luftës në Kosovë dhe ka qenë shoqërues i trupave amerikane gjatë vitit 1999.

Exit mobile version