Prej orës 11:00 të rinjtë demokratë kanë nisur një marshim protestë për vrasjen e të riut Klodian Rasha ditën e djeshme nga një policë, i cili tashmë është i arrestuar.
Të rinjtë me pankarta në duar po marshuan nga Ministria e Brendshme – Bulevard – Kryeministri.
Ata mbajnë në dorë si simbolikë, dy hurma, të cilat i mbante në dorë 25-vjeçari para se të vritej.
Të rinjtë bëjnë thirrje që të dorëhiqet ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Kujtojmë, se punonjësi i Policisë, efektiv i Shqiponjave, siç bëri me dije policia në njoftim të saj për ngjarjen, i ka bërë thirrje të ndalonte të riut, por Rasha nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe efektivi e ka qëlluar.
25-vjeçari u qëllua shumë afër shtëpisë së tij rreth orës 1 e 45. Ndërkohë arma e Rashës, siç njoftoi policia është gjetur 100 metra nga vendi i ngjarjes, çka tregon se nuk ka pasur shkëmbim zjarri me policinë. /TCH/