Në Shkup ka filluar protesta për rastin e vrasjes së Almir Aliut, që sipas vendimit më të ri të prokurorisë, lënda tentohet të ndryshohet nga vrasja në aksident komunikacioni me pasojë vdekjen e një personi.
Para të pranishmëve foli aktori Visar Vishko, i cili theksoi se kryeprokurori publik, Joveski, ka gënjyer në parlament që rikualifikimin e lëndës e ka nënshkruar Marko Zvërlevski, ish-kryeprokurorë.
Ai tha se sipas të dhënave që ka, ekziston një dokument, dhe i bëri thirrje Joveskit që ta publikoj këtë dokument, që ta shohim nëse vërtet e ka nënshkruar Zvërlevski rikualifikimin e lëndës.
Protesta u mbajt para Kryeprokurorosë së Maqedonis./Telegrafi/