Banorët e fshatrave Kusar, Dol, Pjetërshan, Lipovec, Raçë, Moglicë, janë ftuar që të protestojnë sot në ora 11:00, në vendin Shpella e Kusarit rruga Kusar – Goden në Gjakovë.
Tubimi protestues mbahet për mbrojtjen e natyrës nga eksplatuesit e gurthyesve, pra dëmtuesve të pyjeve dhe të natyrës në përgjithësi.
“Ju njoftojmë se zona e Kusarit dhe Bjeshkët e Pashtrikut janë të shpallura zona të mbrojtura të natyrës, për këtë e kemi edhe dokumentacionin zyrtar, por përkundrejt të kësaj eksplatuesit ilegal-gurthyesit kanë filluar gërmimet e maleve deri në shkatërrim”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/