Platforma për Barazisë Gjinore do të organizon marsh protestues në mbështetje të viktimave të grupit “Dhoma publike” të mërkurën më 3 Shkurt.
Marshi është planifikuar për në orën 14:30 dhe do të filloj nga MPB deri në Prokurorinë publike.
“Kërkojmë nga Prokuroria Publike që të sqarojë menjëherë dhe tërësisht ta zbardh rastin me “Dhomën Publike”. Kërkojmë ndënimë të përshtatshme për administratorët e grupeve, si dhe të gjithë anëtarët që dërguan dhe dërgojnë akoma foto dhe shkruajnë të dhëna personale të vajzave dhe grave”.
“Ne kërkojmë dhe insistojmë që ngacmimet seksuale në internet të rregullohen në mënyrë specifike në Kodin Penal. Ne kërkojmë kujdes të veçantë për viktimat nga institucionet kompetente”, thuhet në kumtesën e Platformës për barazi gjinore.