Site icon Telegrafi

Protestë në Korçë me shall të kuq, valle dhe këngë për Enver Hoxhën (Video)

Në Korçë, mbështetësit e opozitës kanë zgjedhur një formë ndryshe për të protestuar kundër zhvillimit të zgjedhjeve këtë të diel.

Të veshur me shall të kuq, që të kujtojnë pionerët në periudhën e diktaturës, si edhe me këngë për Enverin.

Dhjetëra qytetarët në Korçë kanë dalë në shesh duke kërcyer e mbajtur në dorë pankarata ku shkruhet #edheunë, një nismë e nisur për bërë thirrje për të mos votuar sot.

Po ashtu, një grup qytetarësh përballë gjimnazit “Partizani” me klarinetë e fizarmonikë improvizojnë me ironi kohën e votimeve në komunizëm kur për të votuar ishte vetëm një kandidat. Më pas vijuan drejt Shkollës së Kuqe.

Lexo po ashtu Zgjedhjet lokale shoqërohen me protesta në Tiranë: U rikthye Enveri

Njësia 8 në Tiranë njihet si bastion i djathtë.

“U rikthye Enveri” thotë një qytetar.

Muzikantë po luajnë muzikë të këngëve që i kushtoheshin Enver Hoxhës dhe komunizmit. /TCH/

Exit mobile version