Me pankartat “Drejtësi tani”, “Boll Ma”, “Policia mbron, nuk dhunon”, Opre Roma Kosova ka organizuar protestë kundër dhunës së ushtruar ndaj një pjesëtari të komunitetit rom për të kërkuar llogari për veprimet e zyrtarëve policorë në këtë rast.
Protestuesit para stacionit policor në Graçanicë, derisa kërkuan drejtësi për personin që i është ushtruar dhunë nga zyrtarët policorë, theksuan se në rast se nuk merren masa nga institucionet përkatese, nuk do të ndalen së vepruari drejt drejtësisë.
Burhan Ibrahimoviq, personi që pretendohet të jetë sulmuar nga zyrtarët policor serbë, ka rrëfyer në detaje si ndodhi rasti.
I njëjti shpreson në drejtësi dhe që e njëjta mos t’i përsëritet askujt më.
“Jam lind në Graqanicë, por kam jetuar disa vite në Evropë, pastaj që tre vite jam kthyer sërish në Kosovë. Atë nate që ka ndodhur ky problem me polici ka qenë e shtune. Kam qenë me familje dhe ka pas një ditëlindje, dhe kam pas nevojë të shkoj në tualet, dhe të gjitha banjot brenda në shtëpi kanë qenë të mbyllura dhe kam shkuar në oborr mbrapa, pastaj ka qenë një person më i moshuar, një zonjë ku la filluar të bërtas e të ofendojë, dhe nuk kam ditë më kë po flas, por fjala ka qenë pertace. Pas 10 minutave të atij konflikti ku zonja ka thirr Policinë dhe ka ardhë, më kanë marrë dhe më kanë pru në stacion policisë ku më kanë mbajt një orë e gjysmë. Pastaj më kanë dhënë një gjobë, dhe nuk kanë treguar për çfarë arsye është. Pasi kam arrit, lartë qëndronin rreth pesë policë dhe kam pyet pse është gjoba, do e marrë do shkojë tek një avokat në Prishtinë, ku do e fillojë procesin në mënyrë ligjore.
Menjëherë pas atij konflikti, policët më dërguan me një dhomë, ku filluan të godisnin me grushta, syri ka qenë i enjtur dhe dhembjen në qafë e ndjej ende. Pastaj, sërish më kanë marrë në paraburgim ku më kanë mbajtur një orë, kam kërkuar ujë, por as nuk dëgjonin. Ka ardhë një mjeke këtu, ku më ka pyetur nëse kam dhimbje, por prej frikës së policit kam thënë nuk kam asgjë. Në mëngjes kur më ka pa e njëjta mjeke është tranuar kur më ka pa për gjendjen. Atë natë (kur ndodhi rasti) kam pi dy gota, por nuk ka qenë diçka shumë… Jam shumë falënderues prej policisë nga Hajvalia, sepse ata janë shumë koperativ, falënderues se ata kanë me marrë procesin dhe do ta sjellin drejtësinë”, tha ai.
Ndërsa, Driton Berisha nga Lëvizja Opre Roma Kosova, ka kërkuar nga institucionet përkatëse të ndërmarrin veprime ndaj këtij rasti.
Berisha tha se këtë rast do e përcjellin deri në fund, duke shtuar që raste të tilla mos të përsëriten më.
“Këtu kemi ardhë që të jemi pjesë e protestës, afër Stacionit të Policisë në Graqanicë, për shkak të një rasti që ka ndodhur me 19 gusht me Burhan Ibrahimoviq, pjesëtar i komunitetit rom në Graqnicë, i cili është përcjellë nga ana e policisë brenda stacionit për shkak të një rasti konflikt verbal që ka pasur, dhe i është dorëzuar një gjobë pa dhënë deklaratë. Burhani e ka shprehur këtë shqetësim, ka pas rrahje brenda Stacionit Policisë, një gjë që ka konfirmuar edhe raporti mjekësor. Jemi më të që të kërkojmë drejtësi duke mbështetur në institucione ligjore që do e përcellim këtë rast deri në fund, dhe të japin një shembull që mos t’i ndodhë askujt kjo që i ndodhi Burhanit”, tha Berisha.
Protesta përfundoi e qetë. /KP/