Telegrafi

Protestë në gjykata dhe prokurori

Sot do të protestojnë të gjithë punëtorët e gjykatave dhe prokurorive të Kosovës. Sindikata e Pavarur e Judikaturës nëpërmes një njoftimi bën të ditur se protesta do të fillojë në orën 8 e 30.

Kërkesat e të punësuarve sipas Sindikatës së Pavarur të Judikaturës janë: Sigurimi i transportit për punëtorët që punojnë në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali, implementimi i Marrëveshjes Kolektive, dhe rritja e pagave prej 25 për qind për të gjithë të punësuarit në gjykata dhe prokurori. /Telegrafi/