Sot para Teatrit të qytetit të Gjilanit është mbajtur protesta e cila është organizuar në kuadër të tetorit rozë, muaji për ndërgjegjësimin e grave që janë të prekura me kancerë të gjirit.
Protesta është mbajtur nga gratë, vajzat dhe shoqëria civile për të ngre zërin për të drejtat dhe kujdesin e duhur ndaj tyre.
Drejtuesja e kësaj proteste, Zarife Asllani tha se kjo është protest paqësore me një kauzë të përbashkët.
“Kjo është një protest paqësore me një kauzë të përbashkët që t’i mbrojmë gratë dhe sfidat me të cilat përballen gratë që punojnë dhe që janë të prekura me kancerë të gjirit. Për nderë të tetorit rozë, unë kam kërkuar nga një mesazh të veçant për secilën grua se si po e përballon këtë situatë. Në këtë tetor unë kam vendosur me i mbështetë haptas që të kenë mirëqenie sa më të mirë dhe mirëkuptim”, tha Asllani.
Ndërsa, kryetari i AAK-së dega në Gjilan, Nazim Gagica tha se sot në Komitetin për Politikë dhe Financa do të dorëzojnë për procedurim të mëtejshëm kërkesën për mbështetje financiare dhe kujdes përmanent institutcional për të gjitha gratë e prekura nga kanceri i gjirit.
“Pas këtij aktiviteti, do të dorëzoj në Sekretarinë e Kuvendit për të marrë rrugën e vet dhe procedurim të më tutjeshëm në Kuvend Komunal dhe shpresoj që të gjitha subjektet politike do ta përkrahin kërkesën tonë”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/