Site icon Telegrafi

Protestë kundër vrasjeve në Çikago

Mijëra protestues po tentojnë të mbyllin autostradën “Dan Ryan” në Çikago, për të shprehur protestën e tyre ndaj rritjes së numrit të vrasjeve në qytet.

Protesta është organizuar nga prifti Michael Pfleger i kishës së Shën Sabina në Çikago, i cili ka bërë të ditur se mbyllja e autostradës ka qellim për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve ndaj dhunës së vazhdueshme me armë në qytet.

Forca të mëdha policore kanë dal për gjatë rrugës, duke mos i lënë protestuesit që t’i mbyllin të gjitha korsitë e autostradës.

Policia e Çikagos ka njoftuar se në gjashtë muajt e parë të këtij viti, janë kryer 252 vrasje dhe ka pasur 1100 incidente me armë zjarri, që krahasuar në shifra me vitin e kaluar ka një rënie.

Exit mobile version