Site icon Telegrafi

Protestë kundër prishjeve të shtëpive në zonën “5 maji” në Tiranë, Rama takon tre përfaqësues

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot në një takim tre përfaqësues nga protesta e banorëve të zonës së “5 majit” në Tiranë.

Prej më shumë se një javë, banorët kanë dalë në protesta në kundërshtim me fillimin e prishjeve të shtëpive të tyre në zonën e quajtur “5 maji” në Tiranë ku pritet te zbatohet një projekt rindërtimi.

Gjatë protestës së sotme para Kuvendit të Shqipërisë, banorët janë përballur me kryeministrin e vendit, i cili i ka ftuar në bisedim rreth çështjes së tyre.

Pas takimit, Rama u shpreh se banorët do të trajtohen me dinjitet.

Ai ka shtuar se projekti i rindërtimit do të vazhdojë, ndërkohë që banorët do të marrin banesa të reja me të njëjtën sipërfaqe në projektin e ri.

Sipas Ramës, deri në përfundim të projektit, banorët do të trajtohen me bonus qiraje.

Në anën tjetër, një pjesë e banorëve vazhdojnë të kundërshtojnë projektin duke akuzuar qeverinë se nuk i ka marrë parasysh pretendimet dhe kërkesat e tyre.

Opozita e konsideron projektin të paligjshëm dhe mbështet kërkesat e banorëve.

Projekti i qeverisë parashikon ndërtimin e një zone të re banimi me njësi tregtare dhe shërbime të nevojshme për komunitetin. /Telegrafi/

Exit mobile version