Telegrafi

Protestë kundër ndryshimit të ri të transportit publik në Manastir

Të pakënaqur nga ndryshimet e linjave, një grup i banorëve të fshatrave të Manastirit me protestë paqësore shfaqën revoltën e tyre. Thonë se autobusët janë të papërshtatshëm dhe se çmimi është rritur.

“Firma t’i ketë të njëjtat linja siç i ka pasur deri tani dhe të ketë autobusë të përshtatshëm. Edhe çmimi është rritur. Çmimi ishte 25 denarë, ndërsa tani 35 denarë. Ka revoltë të madhe te banorë”, tha Ljupço Zacevski, banor i fshatit Orizare e Poshtme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për njeriun e parë të komunës së Manastirit, protesta e sotme ka motive tjera.

“Nuk pajtohem me atë se transporti është shtrenjtuar, për shkak kemi vendosur organizim të plotë të transportit publik. Mendoj se protesta e sotme ka motive tjera, këto janë motive politike”, tha kryetarja e komunës së Manastirit, Natasha Petrovska.

Çmimorja e re të transportit nxiti reagime të shumta, ndërsa gjatë kohë komuna dhe banorët po përpiqen të gjejnë gjuhë të përbashkët për zgjidhjen këtij problemi.

Autoritetet e komunës thonë se problemet më të mëdha janë transporti te shkollat dhe ka pasur shpenzime të mëdha për shkollat dhe ishte një nga arsyet kryesore për bllokimin e xhirollogarive./Telegrafi/