Telegrafi

Protestë kundër gjykimit të 6 serbëve në veri të Mitrovicës

Burime të “Kosovapressit” bëjnë të ditur se protestuesit kanë qenë kryesisht familjarë të të akuzuarve, ndërsa protesta ka filluar në ora 9:00 dhe ka zgjatur rreth gjysmë ore.

“Ky është një proces i montuar të cilin po e përjetojnë si një gjykim të të gjithë qytetarëve serbë në veri të Mitrovicës”, citojnë burimet të kenë thënë disa prej protestuesve.

Protestën e ka konfirmuar për Kosovapress edhe zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, duke thënë se protesta e sotme ka qenë e qetë dhe pa incidente. /Kosovapressi/