Telegrafi

Protestë kundër Donald Trumpit: Morrën pjesë edhe De Niro, Baldwin, Cher (Video)

Ashtu siç ishte paralajmëruar, mijëra amerikanë janë grumbulluar në një tubim në Washington kundër presidentit të ri Donald Trump i cili merr detyrën pikërisht sot në 20 Janar.

Protesta u mbajt para hotelit “Trump International”, në kohën kur Trump po mbante fjalimin e fundit si qytetar i zakonshëm i SHBA-ve para monumentit të Abraham Linkolnit në Washington.

Lexo po ashtu Edhe gjak në ditën e inaugurimit të Trump, protestuesit përleshen me policinë (Foto/Video)

Në protestë dolën edhe shumë figura të famshme, si aktorët Robert De Niro, Marisa Tomei, Sally Field, Alec Baldwin, Mark Ruffalo, Cynthia Nixon, Cher dhe Natalie Merchant.

Protesta janë paralajmëruar në shumë qytete të SHBA-së edhe në momentet kur do të kryhet ceremonia e inaugurimit të Trump.

Ky i fundit sot me betimin solemn, ku edhe zyrtarisht do të bëhet presidenti i ri amerikan. /Telegrafi/