Site icon Telegrafi

Protestë e punëtorëve në autostradën në ndërtim ”Ohër-Kërçovë”

144 punëtorë nga Maqedonia të angazhuar në firmat që i kryejnë punimet ndërtimore në autostradën Ohër-Kërçovë, kanë protestuar sot, siç thonë, për shkak të një varg parregullsish ndaj tyre, si vonesa në pagesat e kontributeve të tyre, si edhe mosrespektim të kontratës së punës nga punëdhënësit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Adem Misoski nga Struga tha se ka vonesa në rroga, tashmë në muajin e dytë, kanë heqje nga rroga prej 50 dero 100 euro, pa ndonjë arsyetim.

Sipas AIM-së, punëtorët janë ankuar dhe se nuk dijnë ku të drejtohen për këto çështje. vasko Apostoloski nga Kërçova tha se u janë premtuar pagesat deri më 16 qershor, pastaj 21 qershor, e tani 23 qershor.

Punëtorët paralajmëruan vazhdimin e grevës, duke kërkuar asistencë nga SPB e Ohrit për të ndihmuar në komunikacion kur të ndodhin protestat./Telegrafi/

Exit mobile version