Një grup prindërish të revoltuar që nxënësit e gjimnazit ”Mirçe Acev” të Prilepit janë detyruar që të dalin në protesta politike, kanë dalë në protesta kundër drejtorit të shkollës në fjalë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prindërit kërkojnë që të mos kepërdoren fëmijët e tyre dhe thonë se janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre që duhet të jenë në mësim, e jo në protesta.
Sipas A1on, ata zotohen se do t’i drejtohen Inspektoriatit Arsimor, Ministrisë së arsimit dhe asaj të vetëqeverisjes lokale për të kërkuar llogari nga drejtori Kiril Nikolloski./Telegrafi/