Site icon Telegrafi

Protestat u zhvilluan pa incidente, sonte vazhdojnë protestat

Me vizatime të grafiteve para qytetit të Shkupit mburoi protesta nga Lëvizja ‘Protestoj’. Mbrëmë nuk kishte incidente. Protesta e tetë e radhës, filloi në 18 para PSP-së, vazhdoi para Kuvendit, kurse nga sheshi protestuesit u drejtuan drejt Qeverisë dhe qytetit të Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Është ngjyrosur përmendorja e Prometeut me gruan në park, Porta e Maqedonisë dhe barakat e qytetit.
Protestat kundër vendimit për abolim të kryetarit Ivanov, kërkesa për dorëheqjen e tij dhe shtyerje të zgjedhjeve u zhvilluan në Strumicë, Koçan, Prilep, Ohër dhe Kavadar.

Protestë do të ketë edhe sot, në të njëjtin termin dhe poashtu edhe ditëve në vijim, njoftojne nga Lëvizja. /Telegrafi/

Exit mobile version