Site icon Telegrafi

Protestat për dorëheqje të Ivanov edhe në Londër dhe Melburn

Protestat për dorëheqje të kryetarit Gjorgje Ivanov, kundër vendimit për falje dhe për shtyrje të zgjedhjeve të 5 qershorit, përhapen edhe në diasporë. Pas Uashingtonit, për më 23 prill janë paralajmëruar protesta në Londër, ndërsa për 24 prill edhe në Australi, lajmërojnë nga Radio Ilindeni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Maqedonasit nga Australia kanë paralajmëruar protesta të qeta anembanë Australisë, nën moton “Të gjithë së bashku të unifikuar – Ndal faljes së kriminelëve!

Trupi koordinues i organizatave dhe shoqatave të bashkuara maqedonase nga Melburni e njoftoi bashkësinë maqedonase në Melburn, se më 24 prill të vitit 2016, do të mbahet protestë publike para zyrës së Konsullatës së Republikës së Maqedonisë në ora 2 pasdite./Telegrafi/

Exit mobile version