Telegrafi

Protestat paralizojnë Greqinë

Protesta kryesore është organizuar në Athinë, kur sipas Reuters rreth 10 mijë persona kaluan natën jashtë, në sheshin përpara Parlamentit. Mesazhi i kësaj proteste ishte se grekët janë zgjuar më në fund, dhe këtë ide e ilustronte parulla: “Sa është ora? Ne jemi zgjuar, është ora që ju të ikni!”, drejtuar politikanëve.

Protestuesit dolën të protestojnë për faktin se nuk munden të përballojnë masat shtrënguese, që vazhdon të ndërmarrë qeveria për të shmangur një falimentim.

Mediet kanë raportuar, se përgjatë gjithë natës në këtë zonë u bllokua hyrja në internet për shkak se protestuesit hidhnin imazhet dhe fotot në kohë reale në internet për t’i treguar botës protestën e tyre. Protesta të ngjashme u zhvilluan edhe në Selanik, Patra, Volos dhe Kretë. Ditën e hënë të kësaj jave, qeveria greke miratoi masat shtesë të shtrëngimit ekonomik dhe privatizimet masive, vendim që po kundështohet fuqishëm nga populli. /Telegrafi/