Edhe sot vazhdojnë protestat e 88 organizatave jo qeveritare që kundërshtojnë faljen e kryetarit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov. Sot është dita e katërt e protestave në Maqedoni. Dje protestat ishin të qeta dhe u raportua se kishte mbi 20.000 pjesmarrës. Partitë opozitare ishin mbështetës të kësaj proteste në krye me LSDM-në dhe ”Dinjiteti”. Në protestë mbrëmë ishte edhe ambasadori Britanez Charles Garrett.
Telegrafi Maqedoni ju sjell protestat minut pas minute me komentim, fotografi dhe me video live nga disa vende të Shkupit.
19:00 Policia ka rrethuar Parlamentin, Qeverinë dhe objektet e institucioneve në Shkup. Protestuesit janë mbledhur para Prokurorisë Speciale Publike.
19:10 Protestuesit brohorasin në shqip dhe në maqedonisht ”Protestoj, Protestoj”
19:18 Protestës i bashkangjitet edhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev i cili para mediumeve tha ”Shpresoj se këto protesta sa më shpejtë të largojnë këtë strukturë kriminale”.
19:21 Protestuesit nga vendi para Prokurorisë Speciale Publike janë duke u drejtuar kah vendi para Kuvendit të Maqedonisë.
19:24 Për momentin ka 2500 protestues në rrugë informojnë organizatorët
19:30 Protestuesti janë drejtuar qendrës së qytetit për të shkuar para Kuvendit
19:35 Protestuesit gjuajnë me ngjyrë Portën Triumfale
19:40 Ja dhjetë pyetjet e protestueve për policinë
19:41 Protestuesit duan të flasin me policinë për ti bindur se mbrojnë anën e kundërt
19: 47 Ja si janë ”lyer” muret e Portës Triumfale në Shkup
19:50 ”Vdekje fashizmit, liri popullit” brohorasin protestuesit
20:00 Protestuesit kanë ndryshuar rrugë, për të hutuar policinë
20:03 Ka ndodhur incident në mes protestuesve. Një protestues ka dashur të ndërpres protestuesit tjerë të hudhin ngjyrë ndaj policisë
20:07 Organizatorë njoftojnë se e kanë larguar një provokues të incidenteve nga turma
20:18 Protestuesit janë para qeverisë së Maqedonisë
20:25 ”Na ktheni shtetin, duam padi për krimin e qeverisë”
20:28 Edhe diplomat në protestë
20:34 Shkupi ushton ”Nuk ka drejtësi, nuk ka liri”
20:40 Prifti Pimen ”Boll me kokat poshtë”
20:55 ”Plenumi studentor” shkon në protesta para VMRO-DPMNE
21:03 ”Ky shtet duhet të restartohet dhe kjo qeveri duhet të shkoj pasi i bën dëm këtij shteti” thotë Zamir Mehmeti
21:31 “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, “vjedhës”, janë brohoritjet e studentëve para selisë së VMRO-DPMNE-së. Policia është vendosur në udhë kryq dhe nuk le që protestuesit t’i afrohen selisë.