Policia u përball edhe me sulme gjatë konfrontimeve me demonstruesit në Londër, ku qindra u mblodhën me gjithë paralajmërimet për të shmangur protestat.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, grupe të shumta u mblodhën në qendër të kryeqytetit, duke pretenduar se po mbronin statujat nga aktivistët anti-racizëm.
Sekretari i Brendshëm, Priti Patel, e përshkroi dhunën si “një sulm tërësisht të papranueshëm”.
Disa demonstrata anti-racizëm janë zhvilluar gjithashtu në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë në Londrën qendrore.
Ndërkohë Policia metropolitane kishte vendosur kufizime për disa grupe që synonin të protestonin, pas skenave të dhunshme fundjavën e kaluar.
Po sipas medieve, grupe të ndryshme nga e gjithë vendi, përfshirë aktivistë të krahut të djathtë, thanë se kishin ardhur në Londër për të mbrojtur simbolet e historisë britanike. /Telegrafi/