Telegrafi

Protestat në Hong Kong: Trump sugjeron takim personal me presidentin kinez

Presidenti amerikan Donald Trump ka sugjeruar një “takim personal” me presidentin e Kinës, Xi Jinping për të diskutuar krizën politike që përfshiu Hong Kongun.

Në një status në Twitter, Trump tha se kishte “zero dyshim” se Xi mund “të zgjidhte problemin e Hong Kongut”.

Ai gjithashtu lidhi protestat me një marrëveshje tregtare të SHBA me Pekinin, përballë tensioneve të vazhdueshme tregtare.

“Sigurisht që Kina dëshiron të bëjë një marrëveshje. Lërini ata të punojnë më parë me Hong Kongun!”, shkroi Trump. /Telegrafi/