Site icon Telegrafi

Protestat në Francë, “jelekverdhët” sulmojnë furgonin e policisë (Video)

Një furgon i policisë u sulmua papritur nga jelekverdhët duke traumatizuar dhe frikësuar policët që ndodheshin në të.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Lyonit ku sipas raportimeve, furgoni në të cilin ndodheshin dy policët u rrethua nga jelekverdhët dhe papritmas e dhunuan makinën e tyre duke e kthyer përmbys atë.

Në internet qarkulluan video të shumta të personave që qëllonin me mjete të forta dhe gurë barbarisht furgonin e policisë.

Policët të cilët u bllokuan dhe u qëlluan nga masat e jelekverdhëve arritën të shpëtojnë pa pësuar lëndime.

Ministri i Brendshëm francez Christophe Castaner u shpreh në Twitter se dhuna e përdorur ndaj policëve është e padurueshme, ndërsa zyrtarë të lartë të policisë u shprehën se mbështesin kolegët e tyre dhe se është hapur një hetim për incidentin, përcjell Shqiptarja.

Protestat filluan si një lëvizje kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe u shndërruan në një rebelim kundër politikave liberale ekonomike dhe sociale të presidentit francez Emmanuel Macron.

Exit mobile version