Aktivistët e iniciativës ”Të përbashkuar për Maqedoninë” kanë promovuar një këngë të re me titullin ”Këngë për dashurinë” dhe njëashtu kanë paralajmëruan se për Pashkët nuk do të protestojnë por do të festojnë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Protestat kundër gjuhës shqipe dhe kundër ”Deklaratës së partive shqiptare në Maqedoni” janë mbajtur për 45 ditë me radhë.
Nga kjo iniciativë bëjnë thirrje që dikujt as mos t’i shkojë mendja që të sulmojë shtetin në këto ditë.
Protestat e radhës do të mbahen më 18 prill, të martën duke filluar nga ora 17. /Telegrafi/