Telegrafi

Protestat kundër ceremonisë së Çmimit Nobel për Handke në Stokholm, nuk mungonte as flamuri shqiptar

Qindra qytetarë janë tubuar sonte në sheshin Normmalm në Stokholm për të protestuar ceremoninë e Çmimit Nobel të vitit 2019, ku çmimi për letërsinë iu nda shkrimtarit të diskutueshëm austriak Peter Handke, raporton Anadolu Agency.

Shumica e të tubuarve ishin qytetarë të Bosnjë e Hercegovinës, përfshirë anëtarët e shoqatës së njohur boshnjake “Nënat e Srebrenicës”, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte edhe flamuri shqiptar i cili nuk mungoi në mesin e flamujve boshnjakë.

Qindra qytetarë janë tubuar sonte në sheshin Normmalm në Stokholm për të protestuar ceremoninë e Çmimit Nobel të vitit 2019, ku çmimi për letërsinë iu nda shkrimtarit të diskutueshëm austriak Peter Handke. (Anadolu Agency)

Iniciatore e protestës, Teufika Shabanoviq, e cila është me origjinë nga Srebrenica, konfirmoi se disa qindra njerëz tashmë janë grumbulluar.

“Ata e shpërblyen njeriun që mohoi gjenocidin dhe krimet e luftës të kryera në territorin e Bosnjë e Hercegovinës në vitet e 1990. Ne qëndrojmë në anën e të vërtetës dhe të drejtësisë”, tha ajo.

Ceremonia e Çmimit Nobel është mbajtur nën hijen e kritikave shkaku i Handkes që mohon gjenocidin në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovinës. Atij iu nda Çmimi Nobel për Letërsi përkundër përkrahjes së tij të hapur për presidentin serb, Sllobodan Millosheviq, i cili vdiq në vitin 2006 në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë teksa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid.