Njësitet për shpërndarje të shpejtë përpiqen ti ndalojnë demonstruesit e “Revolucionit laraman” të afrohen tek Qeveria, por demonstruesit ia dalin të depërtojnë deri te Qeveria prej ku do të nisen drejt Kuvendit, njofton Telegrafi Maqedoni,
Me thirrje „Liri! Liri!“ demonstruesit e depërtuan kordonin te Kisha ortodokse. Ata ecën me duar të ngritur lartë që të tregojnë se nuk janë për dhunë, ndërsa policëve u apelonin „Ejani me ne!“.
Para Qeverisë sonte buçiste: “Shutka nuk të ik Nikola!“, ndërsa pjesëmarrësit në protesta sërish me llastiqe e ngjyrosën ndërtesën e Qeverisë.
Demonstruesit e “Revolucionit laraman” sonte i shpalosën disa kërkesa deri te Qeveria ndërsa si afat për plotësimin e tyre e dhanë 18 qershorin.
Kërkesa e tyre e parë është që Gjykata kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë speciale, sepse ka rrezik të shpallet jo kushtetuese.
Pastaj demonstruesit kërkojnë të ndalojë përndjekja e demonstruesve, të lirohen të gjithë të arrestuarit dhe të tërhiqen kallëzimet penale nga MPB. Kërkesa e radhës është dorëheqja e Qeverisë OBRM-PDUKM, BDI dhe formimi i qeverisë kalimtare si dhe formimi i departamentit special në Gjykatën Penale nën juridiksionin e PSP.
Kërkesa e pestë e demonstruesve ishte prania e obligueshme e qytetarëve gjatë zgjidhjes së krizës ndërsa e gjashta ishte kërkesa për dorëheqje të presidentit Gjorgje Ivanov./Telegrafi/
Ata paralajmëruan se të mërkurën do ta bllokojnë trafikun në Shkup./Telegrafi/