Telegrafi

Protestat e serbëve anulojnë vizitën e Jahjagës në Beograd

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga nuk do të mbajë fjalimin e saj në Beograd për gratë e dhunuara, që ishte planifikuar për ditën e sotme, në kuadër të festivalit “Mirëdita, DobarDan”,

Njëra nga organizatoret e këtij festivali, pa dashur t’i përmendet emri, ka thënë se shteti serb nuk po lejon ardhjen e ish presidentes Atifete Jahjaga në Beograd, në promovimin e librit “Unë dua të dëgjohem”, raporton rtklive.com

Ky është një libër kujtimi për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë që është botuar nga Integra dhe ZDF.

Por, ajo gjersa ka konfirmuar se aty nuk do të jetë ish presidentja Jahjaga, ka thënë se plani ishte që ajo sot të mbaj një fjalim për dhunën e ushtruar ndaj grave në Kosovë.

Dy netët e para të festivalit, janë shoqëruar me protesta të serbëve. Natën e parë të festivalit një pjesë e nacionalistëve nuk janë penguar nga policia që të futen edhe brenda hapësirave ku mbahej performanca e aktorëve kosovarë.