Figura kryesore e opozitës në Bjellorusi, Maria Kolsenikova, është ‘rrëmbyer’ nga disa persona të paidentifikuar në kryeqytetin Minsk.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dëshmitarët okularë deklaruan se e njëjta ishte parë duke u futur në një furgon.
Ndërkohë lidhur me këtë rast, policia në vend e ka mohuar arrestimin e opozitares në kryeqytetin e Bjellorusisë, raporton agjencia e lajmeve Interfax.
Kolesnikova ishte një nga tre gratë e cila po lufton kundër rizgjedhjes së presidentit Alexandar Lukashenko.
Rezultati i zgjedhjeve nuk është pranuar edhe nga Bashkimi Evropian sakaq vendet kanë paralajmëruar sanksione kundër Bjellorusisë.
Ky rezultat i cili e zgjodhi sërish Lukashenkon, raportohet të jetë manipuluar nga vetë presidenti aktual, ndërkohë qindra mijëra protestues e kanë kërkuar dorëheqjen e tij. /Telegrafi/