Afër 10.000 njerëz janë grumbulluar në kryeqytet për të protestuar kundër papunësisë. Në një moment kalon një person me Mercedes të zi dhe e pyet njërin nga protestuesit:
– Çfarë po bëni?
– Po protestojmë kundër papunësisë!
Ai nxjerr vizitkartën dhe i thotë:
– Ja, mund t’ia fillosh punës menjëherë tek unë!
– Po ku më gjete mua prej këtyre 10.000 njerëzve – ia kthen protestuesi.