Derbi i madh i Bundesliga 2 ndërmjet Hertha Berlin dhe Hamburg është ndërprerë për rreth gjysmë ore për shkak se tifozët kanë mbushur me topa tenisi fushën e stadiumit Olimpik në Berlin.
Tifozët hodhën topa në fushë për 20 minuta të mira dhe nuk lejuan të luhej ndeshja, ndaj gjyqtari i tërhoqi lojtarët nga fusha kur rezultati ishte 0:0 në minutën e 65-të.
Irre Szenen! 😳 Inzwischen ist die Partie seit mehr als 20 Minuten unterbrochen – und just in diesem Moment reicht es Schiedsrichter Schlager dann auch: Lange blieb man geduldig, jetzt werden die Mannschaften in die Kabine geschickt. #SkyBuli #BSCHSV #2Bundesliga pic.twitter.com/n4TuTLqolh
— Sky Sport (@SkySportDE) February 3, 2024
“Viti i ri, por problemet mbeten. Ne nuk do ta nënshkruajmë kurrë idenë tuaj për futbollin”, shkruhej në pankartën e tifozëve të Herthas.
Ata shprehën kështu një protestë kundër ombrellës së Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), e cila njoftoi një plan të ri për privatizimin e klubeve, i cili u dënua ashpër në Gjermani.
Plakat im Gästeblock. Danach Applaus im ganzen Stadion. #hertha #HaHoHe #bschsv pic.twitter.com/8SGzDQ6onw
— Andreas Rickmann (@a_rickmann) February 3, 2024
Ndeshja rifilloi pas një pushimi gjysmë ore, HSV kaloi shpejt në epërsi me Muheim, por Herth u kundërpërgjigj me shpejtësi përmes Haris Tabakovic, i cili shënoi për 1:1.
Menjëherë pas kësaj, Reis riktheu epërsinë e HSV pasi shënoi për 2:1 dhe e çoi ekipin drejt fitores.
Kjo nuk është hera e parë që tifozët në Gjermani protestojnë kundër privatizimeve të klubeve, pasi klubi më i urryer aktualisht në Gjermani është RB Leipzig pikërisht për këtë fakt që ka investitorë të huaj. /Telegrafi/
Hertha BSC & HSV fans come together in protest against the DFB’s investor plan. ‘Scheiss DFB’ being chanted back and forth! ? #hahohe pic.twitter.com/us5FQYF1q5
— The Journeymen ?? (@TJMPodcast) February 3, 2024