Sot (e shtunë) është organizuar protestë para Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Situata e cila është kaluar me shumë tensione, ka qenë tema më e diskutuar e ditës në mediat vendore dhe jo vetëm.
Një reagim lidhur me ngjarjen e ka bërë edhe nusja e ish-kreut të PD-së, Sali Berishës, Armina Mevlani.
E fejuara e Shkelzen Berishës publikoi në InstaStory një pamje të protestës që po e ndiqte nga ekrani, duke shkruar se opozita e vërtetë janë mbështetësit e Sali Berishës dhe se Lulzim Basha duhet të ketë pak dinjitet dhe të tërhiqet.
“Kjo është situatë e trishtë ku ndodhemi! Opozita ‘fallco’ e mbështetur nga policia e shtetit dhe opozita e vërtetë e dhunuar sepse dëshiron të hyjë te shtëpia e vet me të drejtë dhe vota të plota! Nuk ka bërë vaki që dikush të qëndrojë me dhunë kur demokratët nuk e duan. Pak dinjitet zotëri, pak dinjitet. Megjithëse dinjitetin e ke fjalë të huaj, sepse po ta njihje do ishe larguar kur humb për herë të 100-të”, ka shkruar blogerja e njohur në InstaStory.
Armina përndryshe prej më shumë se një dekade është nuse në familjen Berisha. /Telegrafi/