Telegrafi

Protesta të hekurudhës

Në pjesën ku flitet frëngjisht, nuk po qarkullon asnjë tren, ndërsa në pjesët tjera qarkullimi po zhvillohet vetëm pjesërisht, kumtoi një zëdhënës i hekurudhave.

Të prekur janë edhe udhëtarët nga Gjermania dhe vendet e tjera, që duhet të kalojnë nëpër Belgjikë për në Francë apo Britani të Madhe.

Sindikatat e hekurudhës kanë paralajmëruar një protestë 24 orëshe, për shkak të mungesës së personelit, kushteve jo të mira të punës dhe mos pagesës së parave të premtuara shtesë. /Telegrafi/