Policia ka referuar në Prokurori 26 persona për çështjen e djeshme, pra për përplasjen e banorëve të Astirit me forcat e policisë pasi IKMT kishte shkuar në zonë për të prishur ndërtesat pa leje në kuadër të projektit të Unazës së Madhe.
Këta persona kanë protestuar në mënyrë të paligjshme dhe kanë dëmtuar punonjësit e policisë në krye të detyrës.
Ata kanë qëlluar me sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të tyre dhe si pasojë disa punonjës u lënduan dhe një mjet u dëmtua.
Disa prej tyre janë Ardjan Zoti, Agim Pjetri, Denisa Kuqa, Izet Billa dhe Ilir Pasholli. /TCH/