Site icon Telegrafi

Protesta para shtëpisë së vrasësit të qenit në Shkup (Foto)

Dhjetëra qytetarë dhe aktivistë të ndryshëm sot janë mbledhur para shtëpsë së Sime Lipski, i cili gjatë ditës së djeshme para kafenesë “Radio Bar” me sëpatë mbyti një qen për arsye banale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Protestuesit ngjashëm me ditën e djeshme thërrasin: “vrasës” dhe “përbindësh”. Ndërsa shtëpinë e Lipskit në “Debar Mallo” e ruajnë policët.

Lexo po ashtu E mbyti me sëpatë qenin në mes të Shkupit se lehte shumë (Video)

Lipski mbrëmë u arrestua, por për shkak të aktivistëve ai u lëshua./Telegrafi/

Exit mobile version