Site icon Telegrafi

Protesta para votimit mbi reformat gjyqësore, policia izraelite ka përdorur “topa uji” dhe ka arrestuar disa protestues jashtë parlamentit

Policia ka përdorur “topa uji” dhe ka arrestuar disa protestues jashtë parlamentit të Izraelit përpara një votimi kyç mbi reformat që kanë shkaktuar tensione.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, votimi vjen në kohën kur ka pasur trazira me disa nga demonstratat më të mëdha në historinë e Izraelit.

Rreth 150 firma të mëdha, duke përfshirë bankat, janë në grevë të hënën në shenjë proteste.

Reformat synojnë të frenojnë kompetencat e gjykatave, të cilat qeveria thotë se janë zgjeruar shumë.

Por kundërshtarët thonë se reformat rrezikojnë Izraelin si një demokraci.

Presidenti izraelit Isaac Herzog tha se vendi ishte “në një gjendje të jashtëzakonshme kombëtare” dhe u kërkoi udhëheqësve politikë të arrinin një kompromis.

Protestuesit – dhjetëra mijëra prej të cilëve marshuan rreth 45 milje (70 km) nga Tel Avivi në Jerusalem në fund të javës së kaluar – po përpiqen të pengojnë miratimin në ligj të projektligjit të parë të një pakete reformash. /Telegrafi/

Exit mobile version