Telegrafi

Protesta para shtëpisë së deputetes së LSDM-së, Frosina Tashevska-Remenski

Dhjetëra persona sonte janë mbledhur para shtëpisë së deputetes së LSDM-së, Frosina Tashevska-Remenski, për të protestuar për sjelljen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Protestat i ka konfirmuar edhe vetë deputetja e cila thotë se para saj janë mbledhur dhjetëra njerëz, të cilët sipas saj, e kanë ofenduar dhe kërcënuar familjen e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Remenski thotë pas protestës qëndron Komiteti Komunal i OBRM-PDUKM-së në Karposh, ndërsa thotë se mes protestuesve ka vërejtur edhe këshilltarë të kësaj partie në Komunën e Karposhit.

Deputetja Remenski këtë rast e ka paraqitur në polici, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa deri tani nuk është raportuar për incidente./Telegrafi/